Flash

Detaje të operacionit, si u zbuluan 22 shqiptarët që shfrytëzonin vajza në Itali

Lapsi.al 14 September 2018
Detaje të operacionit, si u zbuluan 22 shqiptarët që

Policia italiane ka ekzekutuar mega operacionin e shkatërrimit të një grupi kriminal shqiptar i akuzuar për shfrytëzimin për prostitucion të vajzave nga Europa Lindore, mes të cilave dhe një e mitur.

Me urdhër të Prokurorisë së Komos është lëshuar urdhëri arresti për 21 shtetas shqiptarë e një shtetase rumune. Por disa nga shqiptarët e vënë nën arrest me burg janë shpallur në kërkim.

Ndërsa dy nga shqiptarët e kësaj bande kontrollonin aktivitetin e tyre nga burgu i Monzës dhe burgu Opera i Milanos ku ndodheshin të dënuar për vepra penale të kryera më parë.

Të arrestuarit janë të gjithë banorë në provincën e Brianzas dhe Komos dhe kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në gjithë territorin mes Milanos dhe Komos.

Në një dalje për mediat policia italiane ka zbardhur disa nga detajet e këtij operacioni.

Vrasja e Ilir Berishes

Hetimet kanë nisur pas vrasjes me një plumb në zemër të shqiptarit Ilir Berisha më 15 shtatorin e vitit 2017 e arrestimin në kufirin italian me Francën të autorit të këtij krimi, shqiptarit Emiliano Biqmeti 34 vjec.

25 vajzat që shfrytëzoheshin për protitucion rrëmbeheshin në vendet e tyre të origjinës si në Shqipëri, Moldavi, Rumani, Hungari. Janë të moshës 20-25 vjece por mes tyre ka dhe një vajzë minorene.

Sipas investiguesve italianë skema kriminale e këtij grupi nuk ishte piramidale por horizontale. Çdo anëtar i tij zotërinte një zonë të caktuar dhe një vajzë duke nzjerrë fitime që shkonin nga 6-12 mijë euro në muaj.

Ky grup kriminal fitonte duke dhënë me qera dhe vëndet e punës në rrugë të vajzave që punonin si prostituta. Fitimi për secilin prej anëtarëve të bandës mund të arrinte dhe në 900 euro në natë.

Gjatë hetimeve të operacionit të shkatërrimit të këtij grupi u sekuestruan dhe 38 kg marijuanë fshehur në një kamion në Brianza, një pistoletë e tipti 7.65 e 25 mijë euro cash./ora news

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI