Flash

Bashës i shkon Idrizi, por i largohet Vangjel Dule

Lapsi.al 14 September 2018
Bashës i shkon Idrizi, por i largohet Vangjel Dule

Afrimi i PDIU-së së Shpëtim Idrizit me koalicionin opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha nuk është pëlqyer nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Burime nga kjo forcë politike bëjnë me dije se Dule, i cili përfaqëson edhe minoritetin grek, po mendon ndërprerjen e bashkëpunimit politik me Bashën dhe PD-në. Të njëjtat burime nga PBDNJ i thanë Top Channel se një gjë e tillë është diskutuar edhe në një mbledhje të kryesisë së kësaj force politike, ditën e enjte, menjëherë pasi Basha i hapi dyert çamëve të PDIU-së, që drejtohen nga Idrizi.

Gjithçka do të vendoset nga qasja që kryedemokrati Basha do të ketë ndaj Idrizit. Një pritje e tij me krahë të hapura ka shumë gjasa që të largojë PBDNJ-në, njësoj siç ndodhi kur Rama, pasi erdhi në pushtet në vitin 2013 me Vangjel Dulen aleat, afroi në koalicion Shpëtim Idrizin. Atëherë, kjo lëvizje solli reagimin e Dules që doli nga koalicioni i majtë duke iu bashkuar më pas Lulzim Bashës.

Brenda kësaj jave, kryedemokrati Basha pritet të mbyllë dy takime me të dy rivalët politikë, si Dulen ashtu edhe Idrizin, rezultatet e të cilave pritet të përcaktojnë edhe qëndrimin e mëtejshëm të PBDNJ-së në koalicionin opozitar apo jo. Në rast se minoritarët largohen, opozita do të humbasë një deputet, ndërsa afrimi i çamëve të Idrizit nuk i sjell asnjë favor në sallën e Parlamentit./tch

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI