Flash

Guardiola premton kthimin tek Barcelona: "Do ta mbyll aty ku e nisa”

Lapsi.al 13 September 2018
Guardiola premton kthimin tek Barcelona: "Do ta mbyll aty ku e nisa”

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola dëshiron të rikthehet në Barcelonë para se të përfundojë karrierën e tij si trajner për të marrë drejtimin e ekipit B.

Guardiola mori kontrollin e Barça B në vitin 2007 përpara se të bëhej trajner i ekipit të parë një vit më vonë, pas largimit të Frank Rijkaard. Ai ka fituar tre tituj të La Liga, dy Champions League dhe dy Kupa të Botës për Klube në një periudhë katërvjeçare të paharrueshme, përpara se të përjetonte një sukses të me Bayern Munichun.

Tashmë në sezonin e tij të tretë me City, ai shpreson të mbrojë titullin e Premier Ligës që fitoi vitin e kaluar me 100 pikë rekord dhe tashmë ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë në Angli për një dekadë.

"Ekipet e mia do të përpiqen të luajnë ashtu siç dua", i tha ai Jorge Valdano për Universo Valdano. "Unë do ta mbyll aty ku kam filluar, fazat e mia të fundit do të jenë me ekipet e të rinjve, shpresoj se do të jetë Barça".

Guardiola tashmë ka përjashtuar kthimin në Camp Nou për të trajnuar ekipin e parë të Barcelonës, por ka qenë i lidhur me një kthim të mundshëm si drejtor sportiv. Kontrata e tij me City përfundon në fund të sezonit 2020-21.

Të këshilluara

Lionel Messi kërkon Paul Pogba te Barcelona

Sipas informacioneve të bëra publike në programin spanjoll "El Chiringuito", Barcelona mund të bëjë një propozim të ri në merkaton e dimrit për mesfushorin shum...

21:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI