Flash

Në shkatërrimin e Kroacisë, Sergio Ramos feston si shqiptar

Lapsi.al 12 September 2018
Në shkatërrimin e Kroacisë, Sergio Ramos feston si shqiptar

Sergio Ramos në mbrëmjen e shkatërrimit të Kroacisë 6-0 ka festuar golin e tij me shenjën e shqiponjës. Kapiteni i iberikëve, pas golit të shënuar në zhvillimet e një goditje këndi, ka bërë dukshëm xhestin simbolik të shqiponjës.

Asnjë lidhje me Shqipërinë, asnjë tendencë ndaj fqinjëve ballkanas. Vetëm lirshmëria eksplozive e një festimi sipas mënyrës që i pëlqen. Por këtë herë askush nuk ankohet, sepse ai që festoi ishte Sergio Ramos, ndaj gjoba as nuk kalohet nëpër mend, si i ndodhi Shaqirit e Xhakës. Ajo është për ata qe e bëjnë festimin me zemër...

Festimi tradicional i shqiptarëve me duart e bashkuar në formën e simbolit të shqiponjës, u bë kaq e njohur dhe interesant si mënyrë festimi, sa joshi jo pak personazhe edhe përtej futbollit. Në fillim si suport apo përshëndetje për shqiptarët, por pastaj u përvetësua edhe nga të tjerë, duke e kthyer tani shqiponjën e bashkuar në një simbol Ndërkombëtar.

Të këshilluara

Video/ Rodrigo bën poker, turpërohet Kroacia

Praktikisht nuk ka ndeshje mes Spanjës e Kroacisë, me nënkampionët e botës që pësojnë edhe golin e katërt. Rodrigo shënon golin e parë personal në minutën e 50,...

21:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI