Flash

Gjykata e Londrës dënon Hugo Lloris

Lapsi.al 12 September 2018
Gjykata e Londrës dënon Hugo Lloris

Kapiteni i Francës dhe Tottenham, Hugo Lloris nuk ishte një shembull për t'u marrë në 24 gusht, kur u ndalua nga policia britanike pasi ishte duke ngarë makinën në gjendje të dehur. Të mërkurën, njeriu që u kurorëzua kampion Bote me Blutë në 15 korrik pas fitores në finale me Kroacinë (4-2) u paraqit përpara gjykatës londineze të Westminster për të mësuar fatin e tij.

Siç pritej, drejtësia britanike dha vendimin e saj. Për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, Hugo Lloris u dënua me 20 muaj heqje të lejes së drejtimit plus 56,000 € gjobë.

Kujtojmë se Hugo Lloris kërkoi ndjesë publike pas arrestimit të tij, duke pranuar gabimin. "Dua t'i kërkoj falje me gjithë zemër familjes, klubit, shokëve të mi, menaxherit dhe të gjithë përkrahësve", ka thënë Lloris në një deklaratë të lëshuar nga Spurs.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI