Flash

Tennis, Us Open: Djokovic ngjitet në podiumin e më të mirëve të historisë

Lapsi.al 10 September 2018
Tennis, Us Open: Djokovic ngjitet në podiumin e më të mirëve

Novak Djokovic në podiumin e më të mëdhenjve: serbi 31 vjecar ka fituar US OPEN duke mundur në finale Juan Martin Del Potro në tre sete (6-3, 7-6, 6-3 në tre orë dhe 16 minuta) duke fituar Slamin e tij të katërmbëdhjetë, i treti në historinë e tenisit pas Nadal dhe Federer. Një verë super për Djokovic, që çertifikon rilindjen në 2018: përpara Flushing Meadows kishte fituar edhe Wimbledon dhe Masters në Cincinnati.

Pas ndeshje, Djokovic ka dhënë mendimin e tij për arritjen historike: "Të barazosh Sampras është dicka speciale, shpresoja të ndodhte këtu, por dua ti them që e kam të preferuar dhe është një nga miqtë dhe idhujt e mi: shpresoj ta takoj së shpejti, ndoshta në një fushë tenisi". Nuk kanë munguar më pas edhe komplimentat për kundërshtarin: "Juan Martin është bërë një lojtar super pavarësisht dëmtimeve të shumta në kyc, është e jashtëzakonshme vazhdimësia dhe besimi që ka në punën e tij". Del Potro, nga ana e tij, i ka kthyer komplimentat fituesit: "Èshtë një idhull dhe një mik, më vjen keq që humba por më mirë që ndodhi kundër Novak, e meritoi. Fakti që arrita deri këtu më bën krenar".

Të këshilluara

Video/ Babel "kap" Francën

Hollanda barazon në Francë përballë kampionëve të Botës. Në minutën e 67' Ryan Babel ka befasuar portierin Areola, duke i dhënë ndeshjes të tjera emocione. Kund...

22:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI