Flash

Rrëfimi erotik i Crouch: "Në Liverpool e provova me gruan e Xabi Alonsos"

Lapsi.al 10 September 2018
Rrëfimi erotik i Crouch: "Në Liverpool e provova me gruan e Xabi

Një karrierë e pasur me eksperiencë e shumë episode për të treguar. Edhe erotike. Peter Crouch, sulmuesi i Stoke City por që më parë ka luajtur me Tottenham e Liverpool, ka treguar histori kurioze në autobiografinë e tij "Si të bëhesh futbollit". Shtatlarti anglez madje paska qenë edhe flirtues, duke treguar një nga ato histori që Xabi Alonson do ta kthejë pas në kohë kur ta lexojë: "Në 2005 në Liverpool e provova me gruan e Xabi Alonsos, por nuk e dija që ishte ajo".

Në intervistën për Daily Mail anglezi sqaroi se kjo gafë i takonte periudhës kur sapo kishte kaluar tek të kuqtë nga Southampton. Crouch qendronte në Hope Street Hotel ku pa një vajzë të bukur që e kishte shtangur: "Tek recepsioni ishte një vajzë shumë e bukur, aq sa nuk po e besoja se po më shikonte dhe më buzëqeshte. Pastaj ia tregova këtë shokëve në stërvitje: 'Eshtë vërtetë shumë e bukur, besoj se po ta provoj më të ajo do jetë dakord'. I tregova se ajo i kishte flokët e zinj dhe dukej si spanjolle. E kështu zbulova se ishte gruaja e Xabi Alonsos (Nagore Aramburu). Në fakt ishte spanjolle e punonte si recepsioniste për të mësuar anglishten. Ishte shumë e sikletshme për mua, por si ajo si Xabi e morën me humor sapo ia shpjegova se nuk e dija lidhjen e tyre".

Të këshilluara

Video/ Babel "kap" Francën

Hollanda barazon në Francë përballë kampionëve të Botës. Në minutën e 67' Ryan Babel ka befasuar portierin Areola, duke i dhënë ndeshjes të tjera emocione. Kund...

22:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI