Flash

Panucci me këmbë në tokë: "Me këtë mbrojtje nuk e fitojmë grupin"

Lapsi.al 10 September 2018
Panucci me këmbë në tokë: "Me këtë mbrojtje

Tekniku i Shqipërisë, Christian Panucci, ka dalë i zhgënjyer nga stadiumi që dikur e heshti. Natyrisht këtë e bëri si futbollist, si trajner i Shqipërisë mori dy gola dhe prezantim për tu harruar. Italiani e vuri theksin tek problemet difensive, por në fakt e gjithë skuadra ishte jashtë orbite dhe "me mungesë personaliteti", sic e citoi Panucci.

"Nuk ishte e lehtë, patëm pak personalitet për të mbajtur topin, - tha tekniku pas ndeshjes. Kemi limitet tona dhe i lejuam shumë kundërshtarit".

Limite që në fakt u shfaqën në të gjithë repartet. Vendosja me katër mesfushorë nuk është se i dha dorë veprimeve sulmuese. Ishte dukshëm tentativë për të marrë një pikë, pa bërë llogaritë se furia e vendasve do të merrte përpara këdo. "Nuk jam euforik por jam koshient për pikat e dobëta dhe të forta. Duhet të vendosim në rregull mbrojtjen, pasi e kemi të vështirë të fitojmë grupin", përfundoi Panucci, që kapet fort pas tre pikëve të marrë ndaj Izraelit, por që edhe aty nuk është se treguam lojë e besueshmëri.

Të këshilluara

Shqipëria zbret në Hampden Park me ndryshime

Pak minuta për të nisur ndeshja delikate në Skoci, mes vendasve dhe Shqipërisë që kërkon fitoren e dytë rradhazi në Ligën e Kombeve. Për vendasit kjo është edhe...

20:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI