Flash

Liga e Kombeve/ Skocia i trembet statistikave: Panucci di si t'a heshtë Hampden Park

Lapsi.al 10 September 2018
Liga e Kombeve/ Skocia i trembet statistikave: Panucci di si t'a

Christian Panucci e di se si ta bëjë të heshtë publikun e Hampden Park. E bëri ekzaktësisht në 17 nëntor 2007, kur luante si mbrojtës i djathtë i Italisë, duke e kualifikuar skuadrën për Euro 2008 në ndeshjen e fundit të grupit – hera e fundit që Alex McLeish ishte në krye të Skocisë.

Panucci është tani në krye të shqipërisë, që do të vizitojë në mbrëmje Hampden për ndeshjen e parë të Skocisë në Ligën e Kombeve dhe ka një tjetër mundësi ta bëjë stadiumin të pushojë.

Në anën tjetër do t jetë e vështirë për McLeish, në thirrjen e dytë si trajner i skocezëve, të krijojë një atmosferë festive. Vetëm rreth 16 mijë bileta janë shitur, për shkak të kombinimit të disa faktorëve. Që kur Skocia dështoi të shkonte në Botëror nën drejtimin e Gordon Strachan vitin e kaluar, ata kanë luajtur 6 miqësore – 5 nën udhëheqjen e McLeish – duke fituar vetëm një, kundër Hungarisë në Budapest, ku Matt Phillips ka shënuar golin e vetëm në 540 minuta të luajtura nga skocezët.

Duke patur parasysh faktin që Shqipëria ka humbur vetëm përballë Francës, Italisë dhe Spanjës në 12 daljet e tyre të fundit në transfertë, përbërësit për një tjetër zhgënjim për McLeish janë. Tekniku i Skocisë e di shumë mirë këtë gjë dhe pret të bëjë kthesën, duke filluar nga kjo përplasje.

“Njerëzit thonë, ‘Nuk do tia dalim dot.’ Duhet ta ndryshojmë këtë perceptim. E vetmja mënyrë për ta bërë është të fitojmë. Duhet të mundim Shqipërinë dhe e dime se fillon pikërisht këtu. Tifozët do të kthehen nëse fitojmë, kaq e thjeshtë është.”

Të këshilluara

Video/ Babel "kap" Francën

Hollanda barazon në Francë përballë kampionëve të Botës. Në minutën e 67' Ryan Babel ka befasuar portierin Areola, duke i dhënë ndeshjes të tjera emocione. Kund...

22:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI