Flash

Balaj mbron trajnerin dhe sheh deçizive kthimin me Skocinë

Lapsi.al 10 September 2018
Balaj mbron trajnerin dhe sheh deçizive kthimin me Skocinë

Një tjetër përfaqësim nën ton i Shqipërisë, por përsëri duket se grupi është i bashkuar, ndonëse momenti është delikat. Jo për rezultatin, sepse tre pikë në dy ndeshje, i lejojnë kuqezinjtë të mbeten në lojë, por për faktin se serinë negative e ndërpreu vetëm një fitore pa shkëlqim me Izraelin.

E megjithatë në mbështetje të Christian Panuccit ka dalë sulmuesi Bekim Balaj, që justifikoi rreshtimin taktik të italianit dhe mungesën e tentativave sulmuese: "Fitohet edhe në këtë mënyrë. Vetëm se ne nuk arritëm të mbronim dhe të kundërsulmonim njëkohësisht. Duhet të krijonim akoma më shumë raste për të fituar" vlerësoi shkodrani.

Asgjë nuk është e përfunduar në Grupin 1 të Divizionit C në Ligën e Kombeve dhe për Balaj decizive do të jetë ndeshja në Shqipëri përballë skocezëve. "Jemi në pozicion të mirë, pavarësisht humbjes së sotme. Do luajmë në Izrael për pikë. Ndeshja në Shqipëri, me Skocinë, do të jetë ndeshje që do përcaktojë kokën e grupit".

Të këshilluara

Shqipëria zbret në Hampden Park me ndryshime

Pak minuta për të nisur ndeshja delikate në Skoci, mes vendasve dhe Shqipërisë që kërkon fitoren e dytë rradhazi në Ligën e Kombeve. Për vendasit kjo është edhe...

20:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI