Flash

Vritet me armë zjarri futbollisti i Saint Etienne

Lapsi.al 10 September 2018
Vritet me armë zjarri futbollisti i Saint Etienne
William Gomis, ish-futbollisti i Saint Etienne është vrarë me armë zjarri në natën mes të dielës e të hënës në një situatë që duket si larje hesapesh në Le Seyne-sur-Mer. Mbrojtësi 19 vjecar është qëlluar ndërsa ishte në makinë bashkë me një 14 vjecar, që ka mbetur gjithashtu i vrarë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me armë të kalibrave të ndryshëm (sipas asaj që bëhet e ditur nga Policiae e Tolone janë gjetur 23 kallashnikov). Sipas ndërtimit të parë të ngjarjes nga policia bëhet fjalë për konflikte të lidhur me trafikun e drogës. Për momentin asnjë informacion mbi vrasësit. Gomis kishte luajtur për 5 vjet me moshat e Saint Etienne, nga ku ishte larguar vetëm qershorin e kaluar. Klubi në një komunikatë për shtyp ka shprehur ngushëllimet familjes: "Kemi mësuar me trishtim të thellë për humbjen tragjike të William Gomis - shkruhet në faqen zyrtare -. Drejtuesit, trajnerët, lojtarët dhe punonjësit e klubit janë tronditur nga humbja e papritur e William dhe shprehin ngushëllimet më të ndjera për familjen e tij".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI