Flash

Nations League, përplasje gjigantësh në Wembley

Lapsi.al 8 September 2018
Nations League, përplasje gjigantësh në Wembley

Sot në 20:45 dashamirësit e futbollit do të shijojnë një tjetër sfidë të madhe. Pikërisht në Wembley do të zbresë në fushë Spanja e re e Luis Enrique në kërkim të ringritjes pas një "Rusi 2018" për t'u harruar. Nga ana tjetër do të jetë Anglia e Southgate, gati të vazhdojë të bëjë po aq mirë sa në Botëror të cilin e mbylli në vendin e katërt.

Një sfidë që premton vërtetë spektakël dhe ngjall kuriozitet të madh për Spanjën e re të dizenjuar nga Luis Enrique. Precedentët janë në favor të Furive të Kuqe (tre fitore dhe vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit), edhe pse "Tre Luanët" në Wembley nuk humbasin që prej dy vjet e gjysmë. Takimi i fundit mes dy kombëtareve daton në nëntor 2016, dhe mbaroi 2-2 me gol të Lallana, Vardy, Iago Aspas dhe Isco, ky i fundit në të 96'

Për trajnerin anglez në vigjilje duket se ka pak dyshime: i riu Pickford do të drejtojë mes shtyllave mbrojtjen me tre, çelësat e mesfushës do të jenë në duart e një mes Henderson dhe Dier dhe në sulm do të veprojë dyshja e formuar nga Kane dhe Sterling, që në Premier League kanë treguar se janë në formë optimale.

Ish-trajneri i Barcelonas, i kritikuar për disa zgjedhje dhe që duhet të bëjë llogaritë me lamtumirat nga Kombëtarja e dy gjigantëve të "Gjeneratës së Artë" si Iniesta dhe Pique, duhet të përgjigjet me një 4-3-3: në mbrojtje dyshja e qendrës formohet nga Sergio Ramos dhe Inigo Martinez, akoma ndonjë dyshim për anësorët, Busquetz do të ketë në dorë çelësat e mesfushës, ndërsa përpara do të ketë hapësira për tridhëmbëshin e ri të formuar nga Isco, Asensio dh Rodrigo, ky i fundit në balotazh me Moratan. Milanisti Suso duhet të niset nga stoli.

Të këshilluara

Paul Pogba ka dy emra për Topin e Artë 2018

Një lojtar francez do të shpallet "Topi i Artë 2018"? Diskutimi është ndezur ndërkohë që shumë lojtarë të Bluve kanë shprehur opinionin e tyre. Mes tyre Paul Po...

13:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI