Flash

Bonucci vë në shenjë Del Pieron, për tu futur në 10 lojtarët më përfaqësues të Italisë

Lapsi.al 8 September 2018
Bonucci vë në shenjë Del Pieron, për tu futur në 10

Ndeshja e parë e Ligës së Kombeve për Italinë, ajo kundër Polonisë, i ka dhuruar një arritje të rëndësishme Leonardo Bonucci: mbrojtësi i Juventus ka arritur në kuotën e 81 prezencave me fanellën e përfaqësueses, tre legjenda të futbollit italian: Franco Baresi, Giuseppe Bergomi e Marco Tardelli. Për qendërmbrojtësin ky është pozicioni i 11° në lojtarët më përfaqësues të Italisë në histori. 31 vjecari debutoi në 2010 me Italinë dhe ka luajtur dy Botëror dhe dy Europianë.

Klasifikimi udhëhiqet nga rekordmeni Buffon me 176 prezenca ndërsa për tu futur në 10 të parët, Bonucci duhet të arrijë të paktën 91 prezencat e Del Pieros. Kapiteni aktual i Italisë Giorgio Chiellini është në kuotën e 97 ndeshjeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI