Flash

Bellerin, futbollisti që e quajnë ‘lesbike’: “Tifozët më ofendojnë se nuk jam si të tjerët"

Lapsi.al 8 September 2018
Bellerin, futbollisti që e quajnë ‘lesbike’:

Raporti mes futbollistit dhe tifozëve është shumë i rëndësishëm në futboll. Jo vetëm nga ana e spektaklit, por sidomos në aspektin personal. Sjellja e tifozëve ndaj një lojtari të vetëm mund të jetë vendimtar për prezantimet e tij në fushë. E mund ta ktheje të luajturit në nivele të larta në një ferr të vërtetë. Ky është rrëfimi i Hector Bellerin, mbrojtësit spanjoll të Arsenal. Për Times ai ka treguar raportin e keq me tifozerinë e Topcinjve.

“Disa tifozë janë shumë ofensivë. Pjesa më e madhe e fyerjeve më vijnë në rrjetet sociale, ndërsa disa dëgjohen edhe në stadium. Më thonë ‘lesbike’ sepse mbaj flokët e gjatë, pastaj ka edhe sharje të tjera homofobe. E kur luan keq, situata bëhet e padurueshme“. Një histori që vazhdon prej disa sezonesh, sidomos që kur mbrojtësi ka filluar të tregojë pasionin e tij opër modën dhe dizajnin. Sigurisht nuk është një motiv i mirë për fyerje. “Tani jam mësuar, por mund të të bëjë keq, madje edhe të vesh veten në diskutim. Problemi është se tifozët kanë një ide të tyre si duhet të sillesh apo vishesh, por nuk është ideja ime. Nëse sillesh ndryshe nga sa presin ata bëhesh shënjestër".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI