Flash

Panucci revoltohet me shqiptarët: Për 2 miqësore bëtë sikur humbët Kupën e Botës

Lapsi.al 7 September 2018
Panucci revoltohet me shqiptarët: Për 2 miqësore bëtë

Trajneri i Kombëtares Cristian Panucci ka bërë komentet e para pas fitores me Izraelin. Fillimisht është përgjigjur në shqip: “Faleminderit!” për komplimentet për fitoren, por më pas nuk i ka kursyer ironitë dhe nervozizmin kur iu kujtuan humbjet e ndeshjeve të mëparshme.

“E vërtetë është që patëm 2 humbje në ndeshje miqësore, por për 2 miqësore këtu u përjetuan sikur u humbën 2 finale të Kupës së Botës. Italia pësoi 6 gola dhe nuk u mor askush me të. Na mungonin 10 lojtarë dhe në Shqipëri dukej sikur kishim Luftën”- tha Panucci për RTSH.

Panucci ka komentuar edhe ndeshjen duke i pranuar kritikat për pjesën e parë.

“Është e vërtetë. Në pjesën e parë rrezikuam të merrnim një gol dhe kjo jo për meritë të Izraelit. Është e vërtetë që rrezikuam shumë në pjesën e parë. Ishin disa lojtarë që na vunë në vështirësi për shkak të gabimeve tona. E theksoj për shkak të gabimeve tona dhe jo meritës së Izraelit.

Është shumë e rëndësishme që të shkojmë në Glasgou me një fitore. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të mos fluturojmë.

E pranoj që bëmë shumë gabime që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, por në të dytën reaguam dhe i përgëzoj djemtë”- tha Panucci. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shqipëri-Izrael, masa të forta sigurie

Masa të forta sigurie në "Elbasan Arena" në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Izrael e vlefshme për Ligën e Kombeve. Përtej forcave të shumta policore në terren, një ...

18:41

Brazili zgjedh kapitenin e ri

Neymar është kapiteni i ri i Brazilit. Vendimi është marrë nga vetë tekniku Tite, që ka braktisur përfundimisht modelin e kapitenit me rotacion, gjë që e apliko...

15:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI