Flash

Kaosi në Danimarkë merr fund: kundër Uellsit do të luajnë më të mirët

Lapsi.al 7 September 2018
Kaosi në Danimarkë merr fund: kundër Uellsit do të

Më në fund paqe, edhe pse e përkohshme. Si përfundim, Uellsi nuk do të ketë përballë Danimarkën eksperimentale që u pa kundër Sllovakisë. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, danezët do të zbresin në fushë me gjithë yjet e tyre, për të shmangur sanksionet e UEFA-s dhe turpërimin e kombëtares skandinave.

Megjithatë, sapo arbitri të mbyllë ndeshjen gjithcka do të kthehet si më parë dhe futbollistët danezë do të rinisin luftën për të drejtën e imazhit. E nëse nuk do të arrihet një akord para ndeshjes së ardhshme, atëherë Federata do të bëjë mirë të thërrasë përsëri gjysëmprofesionistët dhe lojtarët e Futsal.

Paqja është konfirmuar nga Guardian, që bën të ditur se zgjedhja është bërë pasi shumë kombëtare kanë protestuar duke e konsideruar turneun fals që nga fillimi në rast se Danimarca do të vazhdonte të luante me lojtarët që u mundën 3-0 në miqësoren kundër Sllovakisë. Por nuk është zgjidhur akoma cështja e të drejtave të imazhit, që futbollistët të mbështetur edhe nga sindikata, nuk duan tia shesin Federatës.

Në fund thirrja e fushës ishte më e fortë. Shumë janë të lumtur që do të shohin përsëri në fushë Eriksen e Schmeichel, por ndoshta dikush do të preferonte ti jepej një shans djemve të grumbulluar nga Jensen. Që në këtë pikë duhet ti lëshojë vendin në pankinë Hareides.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI