Flash

Flasin specialistët: Ku çalon Kombëtarja e Panucci-t

Lapsi.al 7 September 2018
Flasin specialistët: Ku çalon Kombëtarja e Panucci-t

Megjithëse e fitoi ndeshjen me Izraelin specialistët e futbollit thonë se paraqitja e skuadrës shqiptare ishte me 2 fytyra.

Trajneri Sulejman Starova i pranishëm në studion e RTSh tha se fitorja është e rëndësishme, por na ka shpëtuar portieri.

“Morëm një fitore të rëndësishme. E përsëris. Morëm një fitore të rëndësishme dhe më shumë për meritë të Strakoshës. Thënë kjo nuk është mirë, por ishte një fitore e rëndësishme.

Kishim një Xhaka inekzistent në pjesën e parë. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht. Duhen realizuar mirë rastet e kundërshtarit. Edhe me skemën 5-4-1 rastet e kundërshtarit ishin të rrezikshme”- tha ndër të tjera Starova.

Edhe ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi e cilëson shumë të vlefshme fitoren e sotme ndaj Izraelit, por duhet që të rregullohen ende disa aspekte.

“Fitorja është shumë e vlefshme. Vinim pas një serioze rezultatesh negative. Luajtëm mirë, duhet ta themi këtë, por duhet të bëjmë kujdes. Kemi ende shumë gjëra për të rregulluar, sidomos në balancat mes mbrojtjes dhe sulmit.

Duhet të bëjmë kujdes sepse do të luajmë me Skocinë pas tri ditësh dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, ishte një fitore me shumë vlera”, - tha Hafizi pas ndeshjes në Supersport. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shqipëri-Izrael, masa të forta sigurie

Masa të forta sigurie në "Elbasan Arena" në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Izrael e vlefshme për Ligën e Kombeve. Përtej forcave të shumta policore në terren, një ...

18:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI