Flash

Reagon Kanye pas deklaratave ku thuhet se Kim e ka tradhëtuar me Drake

Lapsi.al 6 September 2018
Reagon Kanye pas deklaratave ku thuhet se Kim e ka tradhëtuar me Drake

‘Kiki’ rezultoi të mos ishte vetëm një sfidë në rrjetet sociale. Së fundmi janë përhapur fjalët se ‘Keke’ në këngën e Drake është Kim Kardashian. Por kjo e fundit menjëherë e ka hedhur poshtë teorinë se ka fjetur me reperin e njohur, Drake. Përveç Kim edhe bashkëshorti i saj, Kanye Ëest ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Dërgoj energji të mirë dhe dashuri për Drake dhe ekuipazhin e tij”, shkruante 41-vjeçari duke postuar një ndër fotot e koncerteve të Drake.

“Unë nuk e kam parë personalisht shfaqjen, por imazhet online më duken të pabesueshme. Unë e kuptoj ku filloi konfuzioni. Më lejoni të filloj duke kërkuar falje për vendosjen e datave në të njëjtën kohë.

Ne ishim duke ndërtuar një lidhje dhe duke punuar për muzikën së bashku në zyrën tonë duke përfshirë sqarimin e disa çështjeve me Cudi. Kur i vendosa datat unë isha pak i rrënjosur duke bërë 25 postime në Twitter atë ditë kur TMZ shkruaji lajmin…Unë duhet të hipi në aeroplan tani…Do të shkruaja më shumë po të rrija”, shkruan Kanye West.

Në shkrimin e tij Kanye i referohet ngjarjes së bujshme kur ai dhe Drake vendosën që të mbanin koncerte në të njëjtën datë, duke i befasuar të gjitha pasi dihej miqësia e tij e ngushtë me të. Menjëherë pas kësaj “TMZ” shkruajti se Drake ka një fëmijë të jashtëligjshëm dhe për këtë u hamendësua se burimi i informacionit ishte Kanye, duke qenë se sipas tyre marrëdhënia mes tyre nuk ishte më e mirë.

Pas gjithë këtyre që kanë ndodhur me sa duket më në fund Kanye West e ka parë të arsyeshme që t’i kërkojë falje publikisht reperit.

Të këshilluara

Chrissy Teigen, në tapet të kuq pas lindjes

Chrissy Teigen është shfaqur për herë të parë në tapetin e kuq që pas lindjes së djalit të saj në maj. Nëna e dy fëmijëve erdhi në ceremoninë e ndarjes s...

13:22

Dua Lipa sjell këngën e re (VIDEO)

Dua Lipa e ka lançuar këngën e saj të re me titull “Electricity”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip. Është fjala për një bashkëpunim me “Silk City”, ekipi...

12:18

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI