Flash

I vetëm në aeroport, historia si danezi Sisto për pak u bë grevëthyes

Lapsi.al 6 September 2018
I vetëm në aeroport, historia si danezi Sisto për pak u bë

Pavarësisht se lajmi për grevën e futbollistëve të Danimarkës kishte bërë xhiron e botës, kishte nga ata që nuk e dinin. E madje nga ata që ishin vetë ndër protagonistët. Kështu ka ndodhur me Pione Sisto, mesfushori i Celta Vigo e kombëtares daneze që mësoi me vonesë tymnajën mbi kontratat e sponsorizimit mes federatës daneze DBU, e sindikatës së lojtarëve.

Sisto duke respektuar programin fillestar është prezantuar ditën para ndeshjes në aeroportin e Vienës, duke pritur të gjente aty shokët e skuadrës.

Pas hutimit fillestar, 23 vjecari ka kontaktuar me shokët që e kanë vënë në dijeni të situatës, duke e këshilluar të kthehej në Copenaghen, ku lojtarët e stafi teknik ishin takuar për të diskutuar cështjen: "Kam marrë shumë mesazhe ditët e fundit, por nuk i kam lexuar të gjithë" - tha ai për TV3 Sport - "Një nga këto duhet të jetë ai i Federatës".

Kështu, për pak Sisto rrezikoi të luante miqësoren me Sllovakinë me seleksionin e gjysëm-profesionistëve dhe futbollistët e futsal, me të cilët Danimarka e fut në fushë dhe u mund 3-0. Për të shmangur sanksionet e UEFA-s, federata grumbulloi lojtarët emergjentë dhe në këtë mënyrë Danimarka e gjeti veten të bënte tifo për të panjohurit. Nga Christian Bannis, këshilltar sigurimesh 26 vjecar, tek Rasmus Johansson, një lojtar që ka luajtur 5 vjet në Itali me Virtus Noicattaro. E me ta mund të ishte bashkuar edhe Pione Sisto.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI