Flash

Arsenal fiton me gjyq të drejtën për 9 vjecarin e mrekullive

Lapsi.al 6 September 2018
Arsenal fiton me gjyq të drejtën për 9 vjecarin e mrekullive
Arsenal ka hedhur një hap para rivalëve, duke rrëmbyer firmën me një 9 vjecar të talentuar nga Afrika e Jugut. Topcinjtë kanë fituar të drejtën për të marrë Jayden Adetiba, që do të jetojë në Mbretërinë e Bashkuar, pas një procesi gjyqësor 5 javor. Ai e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Afrikën e Jugut dhe ka luajtur për shkollën e futbollit SuperSport United. Adetiba është një tifoz i Arsenal dhe ka treguar se si është kur ëndërra bëhet realitet. "Falenderoj Zotin dhe prindërit për këtë. Jam shumë i lumtur. Stërvitem tre herë në javë tek akademia dhe kemi një ndeshje këtë fundjavë. E bukura e kësaj është se kam qenë gjithnjë tifoz i Arsenal dhe do të punoj fort cdo ditë që të arrij në skuadrën e parë." Adetiba është një tifoz i zjarrtë i Cristiano Ronaldo dhe e vlerëson Alex Iwobi si lojtarin e tij të preferuar tek Arsenal. "Ronaldo sepse punon shumë fort dhe Iwobi sepse ka qenë në akademinë e Arsenal që në moshën 7 vjec dhe tani luan në ekipin e parë."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI