Flash

Fansat kritikojnë ashpër Ariana Grande për fustanin në funeralin e Aretha Franklin

Lapsi.al 4 September 2018
Fansat kritikojnë ashpër Ariana Grande për fustanin në

Paçka se e vogla Ariana Grandeme zë të madh dhuroi një super performancë të ndjerë të “(You Make Me Feel Like) A Natural Woman” gjatë ceremonisë në nder të Aretha Franklin, gjithë vëmendjen e mori fustani i saj.

Siç mund ta shihni, këngëtarja zgjodhi një fustan të zi të shkurtër, të ngushtë në pjesën e belit dhe më të hapur në pjesën e poshtme. Menjëherë sapo fotot u bënë virale, njerëzit në internet nisën të kritikonin 24-vjeçaren për mungesë respekti dhe klasi nisur nga fustani rreth 1 pëllëmbë (ose më tepër) sipër gjurit…

…më i shkurtër ose të paktën aq sa gjatësia e flokëve të kapur bisht.

“Më vjen keq për Ariana Grande-n, por fustani i saj është shumë i shkurtër për të marrë pjesë në një funeral”, shkruan dikush.

“Bishti i flokëve të Ariana-s është më i gjatë se vetë fustani i saj”, ironizon dikush tjetër shkruan anabel.

“Si mundi të hynte në kishë Ariana Grande e veshur me atë fustan.”

“Ok, jam dakord që ti je Ariana Grande, por je në FUNERALIN E MBRETËRESHËS SË MUZIKËS SOUL. KI PAK KLAS.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI