Flash

Edhe pse dasma ishte luksoze, nusja 18-vjeçare dukej në gjëndje të mjerueshme

Lapsi.al 4 September 2018
Edhe pse dasma ishte luksoze, nusja 18-vjeçare dukej në gjëndje

Pavarësisht se ishte dita e saj më e veçantë dhe dasma e vitit në Rusi, nusja 18-vjeçare dukej e vuajtur dhe në gjendje të mjerueshme.

Të gjithë e vunë re se si Khava Zaurbekova dukej e mërzitur dhe pa asnjë pikë gëzimi në fytyrën e saj teksa po martohej me 20-vjeçarin Akhmed Dzhabrailov, në Republikën Çeçene të Rusisë.

Arsyeja e mërzitjes së saj nuk ishte pesha e fustanit për të cilin i duhej ndihmë që të lëvizte, as çmimi i tij prej 195 mijë paundësh sepse familjet e tyre paratë kanë problemin e fundit, por ishte më shumë se kaq.

Gjatë gjithë festës së dasmës Khava u pa të mbante sytë poshtë dhe të mos qeshte asnjëherë. Dhe sipas ekspertëve kjo ishte për shkak të traditave çeçene, ku nuset çeçene duhet të duken të turpshme dhe modeste.

Sjellja e 18-vjeçares gjatë dasmës ku dukej e përvuajtur ishte në përputhje me traditat çeçene, teksa nusja nuk ka të drejtë të hapë gojë para të afërmeve të dhëndrit ditën e parë.

Po ashtu sipas traditës, familja e nuses nuk merr pjesë në dasmën e dhëndrit me të bijën e tyre.

Është e çuditshme, por këto tradita kanë ekzistuar deri vonë edhe në Shqipëri, madje në zonat e thelle të vendit mund të themi se ruhen akoma dhe nusja nuk i ngre njëherë sytë për të parë dasmorë nga turpi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI