Flash

The Best Fifa, është sërisht sfidë Ronaldo-Modric

Lapsi.al 3 September 2018
The Best Fifa, është sërisht sfidë Ronaldo-Modric
Do të jetë edhe një herë një sfidë personale mes Cristiano Ronaldo e Luka Modric për cmimin The Best Fifa 2018, vetëm se këtë herë do ti bezdisë edhe Mohamed Salah me shanse të barabarta. Tre finalistët janë të njëjtët e 'Uefa Player of the Year', kur fitues në fund doli mesfushori kroat mes një mijë polemikash, aq sa CR7 refuzoi të prezantohet në ceremoninë e dorëzimit të trofeut. Gjithësesi, në lojë nuk do të jenë vetëm ata, sepse cmimi për trajnerin më të mirë vë përballë dy francezë dhe një kroat. Deschamps, kampion bote, ka shanse më të mëdha, përballë Zinedine Zidane, triumfues në Champions League e nën-kampionit të botës Zlatko Dalic. Kushedi nëse mes teknikut të Kroacisë dhe Cristiano Ronaldos nuk do të ketë ndonjë shkëmbim batutash, për komentet jo të bukura të ish-dinamovitit për kampionin portugez. Gara për portierët do të jetë e gjitha mes portierit të Belgjikës e Chelsea Thibout Courtois, kampionit të botës me Francën, Hugo Lloris dhe danezit që, megjithë mrekullitë e tij, nuk e coi dot kombëtaren e tij në çerekfinale të Botërorit, Kasper Schmeichel...

Të këshilluara

De Gea rinovim rekord me Manchester United

Bisedimet për një kontratë që do ta mbajë yllin spanjoll tek Manchester United deri në 2023 besohet se janë kompletuar me sukses tre muaj më parë. Por David De...

18:33

Shqipëria gati për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Izraelin dhe Skocinë. Dy ndeshje shumë të rëndësishm, e që në fakt nuk e gjejnë ...

15:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI