Flash

Bojkoti i vogël, bëhet qesharak pa bojkot përfundimtar

Lapsi.al 3 September 2018
Bojkoti i vogël, bëhet qesharak pa bojkot përfundimtar

Zgjedhja e Lulzim Bashës, për të bojkotuar hapjen e punimeve të kuvendit, duke u nisur drejt Shkodrës, mund të kishte qenë një lëvizje e zgjuar propogande. Ai arriti në pak minuta t’i sfumonte fjalimet bajate të socialistëve, ai mori vëmendjen e mediave dhe zëri i tij u dëgjua live, përpara Taulant Ballës apo Fatmir Xhafës, që flisnin në të njëjtën kohë.

Nëse qëllimi i tij i vërtetë ka qenë ky, ai me siguri që i’a ka dalë.

Ai u bë sot lajm i parë.

Por, po të dëgjoje ato që Basha tha, pretendimi ishte shumë më i madh. Pasi floli për Agron Xhafën, 6 vrasjet dhe 2 rëmbimet në Shkodër, deputetët e lidhur me bandën e Shullazit, kreu i PD arriti në përfundimin: “vendi ynë nuk mund të jetë në një fole krimi siç është sot parlamenti shqiptar”.

Por, megjithëse ky konkluzion, që u përforcua me dhjetra shembuj të tjerë, mëtonte të shpjegonte se përse opozita nuk ishte në parlament, por në sallën e turizmit të vjetër të qytetit verior, ai mund të shërbejë si guri themelit të një pyetje më të madhe.

Sepse të gjithë argumentat që kryedemokrati dha për të mos qenë në sallën e kuvendit ditën e parë, janë njësoj të vlefshme për të argumentuar edhe pse opozita nuk duhet të kthehet më kurrë aty.

Të thuash se vendi i opozitës nuk mund të jetë brenda një çerdheje krimi, nuk ka vlerë vetëm për një ditë: ajo ose është fillesa e një bojkoti më të madh, ose është thjeshtë frasa propogandistike e radhës.

Me mënyrën se si e ka nisur këtë sesion të ri parlamentar, Basha e ka vënë veten para dilemës së përhershme, asaj të njeriut që ngre gjithnjë steka të larta, megjithëse e di që s’do t’i kapërcejë dot ato.

Ky përfytyrim kolektiv, ka bërë që shpesh ditët e fundit, kundërshtarët e vendosur t’a përkthejnë radikalizmin e tij me ftesën për një pazar të ri, të ngjashëm me atë të 18 majit.

Kjo i ka bërë edhe kritikët brenda llojit që mos i marrin seriozisht ultimatumet që ai ka lëshuar ndaj oligarkëve të Ramës.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të gëlojnë memet që e paraqesin me jastëk në dorë.

Edhe për këto arsye, Lulzim Basha është i dënuar të shkojë drejt hapit final. Argumentat që dha sot nuk mund t’i kthejë më pas. Po t’i besosh ato, ai vërtet nuk ka më vend në atë parlament.

Ose në të kundërt, kritikët dhe kundërshtarët kanë të drejtë: ambicia e tij nuk shkon më shumë sesa një pakt humbës me Ramën, apo se vjedhja e audiencës së Taulantit dhe Fatmirit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse i thashë "NDAL" Thaçit dhe Vuçiçit

Gjatë një aktiviteti të përbashkët me presidentët e Kosovës dhe Serbisë fundjavën që shkoi, unë i bëra një thirrje të drejtpërdrejtë të dyve, që të mos bëjnë ga...

10:40

Tragjedia që prishi statistikat e Ramës

Po të mos ishte për tragjedinë e Selenicës do kishim rekordin më të ulët të vrasjeve. Po të mos ishte për qindra mijë azilkërkuesit, do ishim në BE. Po të mos a...

11:48

Edi Rama dhe charteri i Igli Tares

Lexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duket se hamendjet bien me lehtësi përpara të vërtetës së thjeshtë. Duket sikur ajo pak transparencë u ka munguar gjithë h...

12:09

Trump-Erdogan, një duel humbësish

Ngaqë në lojë janë dy aktorë kryesorë – populisti shpërthyes Donald Trump dhe autokrati i ashpër Rexhep Taip Erdogan – që vendosin testosteron me shumicë në pra...

21:45

Kafshët e barabarta të Erion Veliajt

Një investigim i thelluar i BIRN, nxori këtë javë në dritë një anë të errët të bashkisë së Tiranës. Në shkrimin e gazetares Lindita Cela (lexoje të plotë këtu p...

10:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI