Flash

Superiore/ Prova e të vërtetës për Ze Marian, Cungun e Shkëmbin

Lapsi.al 2 September 2018
Superiore/ Prova e të vërtetës për Ze Marian, Cungun e

Gjërat nuk kanë shkuar si mendonte Tirana dhe tekniku Ze Maria, por më shumë mundësi në të njëjtat pozita janë edhe Armando Cungu i Kukësit dhe Blendi Shkëmbi i Teutës. Në start të kampionatit asnjë nga trajnerët nuk e kishte menduar se pas dy javëve të para do të ishin pa një fitore, duke parë investimet e bëra në skuadër.

Pak më e qetë mund të jetë situata në Durrës, ku Shkëmbi ka më tepër tolerancë, duke parë pozicionet e sezoneve të fundit për Teutën. Por edhe kjo ka një kufi, sepse me merkaton që iu vu në dispozicion korcarit (Progni i fundit), dy pikë nuk dy ndeshje nuk janë pak, por nuk janë edhe shumë. Përballë Kamzës në Niko Dovana, në ndeshjen e orës 16 : 45, bregdetarët duan fitoren e parë, ndonëse vetëm e thjeshtë nuk do të jetë.

Vetëm një pikë në dy ndeshje për Ze Marian dhe Cungun është shumë pak që të bindin drejtuesit e Tiranës dhe Kukësit, apo edhe tifozët: janë klube ku fitorja është e domosdoshme, ndaj dhe rreziku për pankinat është më i lartë. Braziliani e kishte deklaruar skuadrën e tij të aftë të luftojë për titull, por në dy javë kreun e sheh të shkëputur dhe më një pagesë të lartë si ajo që përfiton ish-lojtari i Inter gjërat janë edhe më të komplikuara. Një tjetër humbje, apo mungesë fitore mund ta bëjë presidentin Halili nervoz.

Nervoz është gjithnjë Safet Gjici i Kukësit dhe këtë e ndjen edhe tekniku Cungu, që sheh humbjen e durimit të presidentit pas cdo ndeshje. Kështu, shkodrani mes luhatjeve të merkatos, deklaratave ngacmuese dhe dështimit në javët e para të kampionatit, ndeshja e orës 19 : 45 përballë Tiranës është absolutisht për të mos u humbur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI