Flash

Video/ Juventus nuk ndalet, statistikat gënjejnë: Ronaldo nuk shënon përsëri

Lapsi.al 1 September 2018
Video/ Juventus nuk ndalet, statistikat gënjejnë: Ronaldo nuk

Pikë të plota për Juventus që vazhdon të udhëheqë Serie A me tre fitore. Në Tardini bardhezinjtë nuk e kanë patur të lehtë, por kanë treguar autoritet në marrjen ë një rezultati të rëndësishëm. Bardhezinjtë e nisën ndeshje aq mirë sa u duk shumë e thjeshtë transferta në Parma. Goli i Mandzukic pas vetëm dy minutash, bëri që të dukej një goleadë e mundshme për kampionët e Italisë, ku më i interesuari do të ishte Cristiano Ronaldo në kërkim të golit të parë...

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/35/35Z7.mp4

Statistikat tregonin se kampioni portugez do të shënonte më shumë mundësi në javën e tretë, por përsëri në listën e shënuesve mungon CR7, edhe pse Allegri e kishte spostuar në të majtë, pozicionin e preferuar për 33 vjecarin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/qo/Qob3.mp4

Parma u rifut në lojë me golin e parë në rikthimin në Serie A të Gervinhos. Lojtari afrikan shënoi në minutën e 33 barazimin që mbeti në fuqi deri kur Matuidi ktheu supremacinë në lojë në minutën e 58, pas një kombinimi me Mandzukic.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/db/db7p.mp4

Në ndeshjen tjetër Inter merr fitoren e parë në kampionat, në transfertën e Bolonjës, duke i dhënë frymëmarrje Spalletit, që ishte në telashe me një pikë në dy ndeshje.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/na/na7d.mp4

Pa Icardin, zikaltrit treguan forcë grupi dhe alternativash kur tek goli u paraqitën Nainggolan, Candreva e Perisic.

NDESHJET

Bologna 0 - 3 Inter

Parma 1 - 2 Juventus

KLASIFIKIMI

1 Juventus 9

2 Napoli 6

3 SPAL 6

4 Atalanta 4

5 Inter 4

6 Udinese 4

6 Sassuolo 4

8 Roma 4

9 Fiorentina 3

10 Empoli 3

11 Genoa 3

12 Milan 3

13 Torino 1

14 Parma 1

15 Cagliari 1

16 Bologna 1

16 Frosinone 1

18 Sampdoria 0

19 Lazio 0

20 Chievo 0

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI