Flash

Video/ Di Maria, çmenduria e një goditje këndi...

Lapsi.al 1 September 2018
Video/ Di Maria, çmenduria e një goditje këndi...

Që Paris Saint-Germain fiton, apo edhe që ka ruajtur bilancin e 100 për qind fitoreve në fillim të edicionit të ri në Ligë 1, pas suksesit me Nimes, nuk është cudi. Nuk është cudi, jo vetëm sepse ka në skuadër kualitete që bëjnë diferencën, e që para portës dinë si të veprojnë, por edhe se kur Angel Di Maria shpik gola me trajektore të tillë, gjithcka mund të ndodhë.

Argjentinasi ka qenë spektakolar nga goditja e këndit në minutën e 36, duke shënuar një gol që vështirë të shihet në fushat e futbollit. Mrekulli balistike apo edhe fat bashkë nuk ka rëndësi. PSG ka bindje në forcën që zotëron dhe lojtarët e dinë po aq mirë sa tekniku Thomas Tuchel se mund të arrijnë shumë këtë sezon.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/xv/Xv5X.mp4

Di Maria e Neymar e bënë të dukej e thjeshtë, por Bobichon dhe Savanier në minutat 63 dhe 71, shënuan duke e barazuar rezultatin dhe frikësuar parisienët. Më pas kampionët u ngjitën sërish në skenë dhe Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani vulosën rezultatin përfundimtar 4-2, përpara se Mbappe të ndëshkohej me karton të kuq.

PSG i ka fituar katër ndeshjet e para deri tani në Ligë 1, dhe kryeson me 12 pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI