Flash

Maldini i lumtur me shortin: "Uefa ka nevojë për Milan"

Lapsi.al 31 August 2018
Maldini i lumtur me shortin: "Uefa ka nevojë për Milan"

Olympiacos, Betis e Dudelange: ky është grupi me të cilin Milan duhet të përballet në Europa League. "Jemi të lumtur, është një grup në mundësitë tona - ka komentuar Paolo Maldini nga Monte Carlo -. Duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në një kompeticion që nuk anashkalohet më". E të mendosh që pretendimet i kanë kuqezinjtë që rrezikuan edhe të mos ishin fare në turne: "Uefa ka nevojë për Milan. Nëse do të jemi të aftë, financiarisht nuk do të ketë më probleme".

Për ish-kapitenin e legjendën kuqezi ishte një debutim në rolin e drejtuesit të Milan: "Unë e Leonardo po ndajmë detyrat - bëri të ditur Maldini -, Jam një drejtues i ri por me eksperiencë në fushë. Punojmë me teknikun Gattuso cdo ditë dhe kjo është e rëndësishme edhe për skuadrën. Besoj se do të bëjmë mirë si në kampionat ashtu edhe në Europa League, nuk do të zgjedhim se cilin kompeticion të përballojmë me seriozitet e cilin jo".

Të këshilluara

UEFA fikson datën për përdorimin e VAR

UEFA planifikon të nis përdorimin e VAR për herë të parë me rastin e Superkupës vitin e ardhshëm. Ndeshja do të luhet në Stamboll më 14 gusht 2019 midis fituesi...

12:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI