Flash

Katër vjet në Skoci për sulmuesin shqiptar: Prezantohet Grezda

Lapsi.al 31 August 2018
Katër vjet në Skoci për sulmuesin shqiptar: Prezantohet Grezda
Eros Grezda është prezantuar sot në ambjentet e Gllasgow Rangers, pas firmës për 4 vjet me skocezët, që insistuan duke paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës së sulmuesit të përfaqësueses shqiptare me Osijek. Grezda nuk luajti në ndeshjen kualifikuese në Europë League mes Osijek dhe Rangers për shkak dëmtimi por sulmuesi ka marrë kartvizitën për në Skoci me vlerësimin e teknikut të përfaqësueses Christian Panucci, i cili e ka cilësuar si “të shpejtë, direkt dhe një lojtar që i bën gjërat të ndodhin në fushë”. Eros është blerja e 14 e teknikut Steven Gerrard që e ka mirëpritur me fjalët: “Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta dashurojnë". 23-vjecari nga Gjakova e ka nisur karruerën me sllovenët e Aluminij dhe Zavrc përpara se të kalonte në Kroaci për të nënshkruar fillimisht me Lokomotivën e pastaj Osijek.

Të këshilluara

UEFA fikson datën për përdorimin e VAR

UEFA planifikon të nis përdorimin e VAR për herë të parë me rastin e Superkupës vitin e ardhshëm. Ndeshja do të luhet në Stamboll më 14 gusht 2019 midis fituesi...

12:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI