Flash

Shakira anullon koncertin në kaliforni, shkak gjëndja shëndetësore

Lapsi.al 30 August 2018
Shakira anullon koncertin në kaliforni, shkak gjëndja

Këngëtarja anulon koncertin e dytë në qytetin amerikan të Los Angelosit, shkaku se s’po ndihej mirë.

Shakira është padyshim një ndër artistet më të mëdha të ditëve të sotme. Ajo edhe këtë vit ka vazhduar me koncerte të njëpasnjëshme anembanë planetit Tokë, ku po sjell perfomanca të jashtëzakoshme.Por, duket se angazhimet e mëdha kanë bërë që kolumbiania të ndihet e plogësht dhe të sëmuret.

Përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, 41-vjeçarja ka pohuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos dhënë detaje më tepër.

“Fatkeqësisht pas koncertit nuk jam ndier mirë dhe për këtë arsye do të anuloj performancën e sotme”, ka pohuar Shakira.Megjithatë, kjo e fundit pritet që të jetë para publikut më 31 gusht (nesër) në Anaheim të Kalifornisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI