Flash

Inatet e Champions rikthehen në short. Injorimi i Salah, sjell reagimin e Ramos...

Lapsi.al 30 August 2018
Inatet e Champions rikthehen në short. Injorimi i Salah, sjell reagimin e
Një prekje e lehtë në shpatullën e Salah, e shoqëruar nga provokimi i Sergios Ramos. Skena zgjati dy sekonda, aq sa për të shpërthyer ironinë në internet dhe për të kujtuar atë që ndodhi në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve në Kiev ndërmjet Real Madridit dhe Liverpool. Situata nuk i ka shpëtuar fotografëve, të cilët kanë përjetësuar momentin e tensionit ndërmjet mbrojtësit dhe sulmuesit në sallë. Gjithçka duket qartë se është rrjedhojë e faullit me të cilin Ramos dërgoi k.o. Salah, pas disa minutash lojë në Kiev. Ndërhyrja e ashpër e mbrojtësit i shkaktoi dëmtimin në shpatull egjiptianit, i cili për pak mund të humbte edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Pas këtij momenti polemika të ashpra dhe akuza të ndërsjellta mes tyre, ushqyen një hidhërim që, natyrisht, ende nuk është fashitur. Kjo dëshmohet nga fakti se të dy, që u takuan në Montecarlo për të marrë pjesë në ceremoninë e shortit të Champions, injoruan dhe iu shmangën njëri-tjetrit. Egjiptiani madje ka shmangur edhe dorën e zgjatur të mbrojtësit para fillimit të shortit dhe është kujdesur gjithashtu të evitojë edhe shikimin e tij. Kështu që Ramos ka zgjedhur rrugën e provokimit: sapo mori çmimin si mbrojtësi më i mirë i Championsit të fundit, lojtari i Real ka shkuar në vendin e tij, duke kaluar pranë Salah dhe duke e prekur në shpatullën të cilën ia dëmtoi në maj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI