Flash

Video/ Arenë përleshjesh në Santos-Indipendiente, kaos i plotë në Brazil

Lapsi.al 29 August 2018
Video/ Arenë përleshjesh në Santos-Indipendiente, kaos i
Kupa Libertadores nuk është një turne për zemra të dobëta dhe e konfirmoi bindshëm ndeshja mes Santos e Independiente, e mbyllur me polemika e me kualifikimin e argjentinasve në raundin tjetër. Si ndeshja e patë ashtu dhe ajo e tkhimit kanë rezervuar surpriza që e cuan ndeshjen në një kaos total, e me rezultatin 3-0 në tavolinë për skuadrën argjentinase, pasi në fushë u mbyll 0-0. Fitorja në tavolinë për Independiente u vendos sepse Santos ka nxjerrë në fushë uruguaianin Carlos Sánchez, i skualifikuar për një sanksion të marrë në kohët kur luante për River Plate. Skualifikim që lojtari nuk e kishte kryer, sepse luajti më pas për 3 vjet në europë. Por dënimi mbetet, duke i kushtuar Santos humbjen në tavolinë. Brazilianët kanë bërë ankimim, duke kujtuar precedentin e Bruno Zuculini, që luajti për River Plate, pasi klubi kishte kërkuar leje. Një gabim i Federatës që lejoi futbollistin të kryente dënimin në ndeshjet e tjera. Santos nuk ka bërë kërkesë, por në sistemin informatik Sanchez ishte i pasanksionuar dhe në fund erdhi dënimi. Një situatë që tifozët e kanë interpretuar si dy standarte. https://www.youtube.com/watch?v=_sWhSXJWKeI Vendimi shkakroi tërbimin e tifozëve brazilianë, sjellje që karakterizoi ndeshjen e kthimit. Ndeshja u mbyll 0-0, 12 minuta para kohe me vendim të arbitrit, që nuk e pa të mundur të vazhdohej të luhej më tej, duke parë hedhjen e sendeve të forta në fushë nga tifozët vendas dhe invazionet e fushës.

Të këshilluara

Strootman, prezantim special nga Marseille

Olympique Marseille ka lajmëruar zyrtarisht ardhjen e Kevin Strootman dhe për ta prezantuar blerjen 25 milionë eurosh ka zgjedhur video-lojën e momentit: Fortni...

21:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI