Flash

NBA, Simboli i San Antonios, Manu Ginobili, tërhiqet nga sporti

Lapsi.al 27 August 2018
NBA, Simboli i San Antonios, Manu Ginobili, tërhiqet nga sporti
Përfundon sot karriera si lojtar i basketbollit për Manu Ginobili. Argjentinasi, në fakt, ka njoftuar tëheqjen e tij në moshën 41 vjecare, pavarësisht se kishte edhe një vit kontratë me Spurs. 16 vjet në Nba, të gjitha me fanellën e San Antonios me katër tituj kampion të fituar (2003, 2005, 2007, 2014). Mbrojtësi i San Antonios ka shkruar historinë në Teksas me 1057 ndeshje të luajtura e 14043 pikë të shënuara: një flamur i vërtetë. "Sot, me emocione të përziera, po njoftoj tërheqjen time nga basketbolli. Mirënjohje pafund për të gjithë (familjen, miqtë, shokët e skuadrës, trajnerët, tifozët) të përfshirë në jetën time në 23 vitete e fundit. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Përtej ëndërrave të mia më të çmendura", ka shkruar kampioni në Tëitter, për ti dhënë lamtumirën parketit.

Të këshilluara

FOTO/ Surprizë, Neymar tek Barcelona...

Ndonjëherë rikthehen. Nuk është rasti, ose më saktë, këtë herë nuk është. Neymar është kthyer në vendin ku la pas dëshpërim, kur vendosi të bashkohej me Paris S...

19:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI