Flash

Rita Ora,dedikim mamasë për nismën në Kosovë

Lapsi.al 26 August 2018
Rita Ora,dedikim mamasë për nismën në Kosovë

Vera Ora, ose siç të gjithë e njohim si mamaja e këngëtares Rita Ora është bërë pjesë e fushatës “Bëhu zëri im” e cila ka për qëllim të ndihmojë gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës së Kosovës.

Nisur nga kjo Rita Ora ka publikuar një foto të nënës së saj me disa gra, pjesë të kësaj fotoje dhe ka bërë një shkrim për të, ku shpreh krenarin dhe inspirimin që ka marrë nga nëna e saj. “Shumë krenare për ty Vera Ora që përdor njohuritë dhe edukimin për të ndihmuar viktimat e dhunës sëksuale në luftë dhe ato që kanë qenë më me pak fat dhe nuk kanë patur mundësi të kishin kujdes. E mrekullueshme të shohësh gjithë këto gra të jashtëzakonshme të punojnë së bashku në këtë nismë. Inspiruese si gjithmonë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI