Flash

Ligjin e ish-it e vendos Alla: Sa gabim ke bërë Kukës!

Lapsi.al 26 August 2018
Ligjin e ish-it e vendos Alla: Sa gabim ke bërë Kukës!

Sikur të mos mjaftonte që përballë ishin dy skuadra me pretendime serioze për titull, Flamurtari-Kukësi mori ngjyrim inati pak me cështjen Kale (ende e pazgjidhur) e pak me ish-lojtarët blu që tani mbrojnë fanellën e Flamurtarit. Por edhe në skenarin më të sikletshëm Cungu nuk e kishte menduar të humbte ndeshjen me golin e ish-mbrojtësit dhe me golat e pashënuar për faj të ish-portierit.

Ka ndodhur pikërisht kështu: vetëm pak ditë në Vlorë Alla shënoi golin që I dha fitoren Flamurtarit përballë Kukësit dhe Kolici ndaloi cdo tentativë të verilindorëve drejt portës së tij.

Skuadra e Ilir Dajës nuk zhgënjeu para publikut të shtëpisë dhe pas barazimit në transfertë merr fitoren në një ndeshje kruciale. Tekniku ekspert I ndërtimit të shpejtë të mekanizmit fitues, ka marrë gjithë përgjigjet që priste, por duhet të shqetësohet për kondicionin e Torasës, (asist në këtë ndeshje), që la fushën e lojës në pushim.

Cungu mbetet me një pikë, por problemet e Kukësit janë shumë më tepër se kjo humbje. Alla mund të ishte pikë force e Kukësit, por u bë ndëshkuesi dhe shkoi të përforconte një rival direkt. Ashtu si Kolici, pa harruar Shkodrën që është lojtar I lirë.

Largimet pa logjikë dhe një merkato që nuk premton kohë për të ndrequr gjërat peshojnë në mendimet e teknikut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI