Flash

Mourinho show: mbërrin në konferencë për shtyp 1.30 orë para, flet vetëm 8 minuta

Lapsi.al 24 August 2018
Mourinho show: mbërrin në konferencë për shtyp 1.30 orë

Ambjent i trazuar tek Manchester United, një klimë e tensionuar që pas humbjes me Brighton. José Mourinho i surprizon të gjithë duke u prezantuar në sallën e konferencave një orë e 30 minuta më herët, por ka shumë pak dëshirë të flasë, duke qenë se konferenca zgjat vetëm 8 minuta. "Pogba ka folur për sjellje të gabuar ndaj Brighton? - Kërkojini shpjegime atij për atë që ka thënë". Për raportet me administratorin e deleguar Woodward: "Janë të mira, natyrisht"

Dëshira e munguar për të folur i lexohej në fytyrë teknikut, një miks zhgënjimi dhe vuajtje. Janë javë të vështira për Mourinhon, më të vështirat që kur është ulur në pankinën e Djajve të Kuq. Merkato e dobët ka prishur raportet me Woodward, ndërsa përplasjet me pronarët amerikanë dhe raportet me Paul Pogba që dëshiron të shkojë tek Barcelona janë gjithnjë e më të tendosur.

Nuk ishte akoma reagimi i nivelit të majit 2017, kur pas fitores me Crystal Palace 2-0 Special One u largua nga konferenca pas 11 sekondash, por kjo e sotmja tregon qartë klimën që mbizotëron tek United. Edhe versioni i Mirror, sipas të cilit tekniku portugez i ka rrëfyer disa miqve të tij që në cdo klub tjetër do ishte tërhequr nga pankina, merr konfirmim në fytyrën e një njeriu që nuk duket fare i lumtur në Manchester.

Të këshilluara

Një i kuq për Të Kuqtë.., vjen So Hyon Uk

Tekniku Skënder Gega e lajmëroi edhe një ditë më parë ardhjen e lojtarëve të rëndësishëm, të paktën në aspektin ofensiv. “Do të luajmë ashtu kur të kemi lojtarë...

14:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI