Flash

Cardi B: Më thanë se vajza do më shkatërronte karrierën por unë e linda

Lapsi.al 22 August 2018
Cardi B: Më thanë se vajza do më shkatërronte karrierën

Cardi B pak javë më parë ka sjellë në jetë vajzën e saj Kulture. Mbrëmjen e djeshme ajo bëri daljen e saj të parë publike duke u shfaqur plotësisht në formë të mirë fizike. E veshur me një fustan në ngjyrë vjollcë në tapetin e kuq dhe me flokë të shkurtër, reperja e njohur mori shumë komplimenta për format e saj post shtatzënisë.Ajo është vlerësuar me çmimin “Best New Artist” në MTV VMas, mbajtur mbrëmjen e djeshme. Papritur një moment Cardi B u shfaq në skenë me një batanije fëmijësh në ngjyrë rozë. Në fakt brenda asaj batanijeje ishte një trofe dhe kush më mirë se ajo me një ide të tillë do të mund të hapte mbrëmjen e VMAs. “Jam kaq e nderuar të marrë këtë çmim. Para disa muajsh shumë njerëz më thanë se unë po shkatërroja karrierën time duke mbetur shtatzënë pasi isha në kulmin e shkëlqimit tim. E dini çfarë? E mbajta fëmijën, e linda dhe tani sërish po fitoj çmime.”,- u shpreh Cardi B gjatë fjalimit të saj pas marrjes së trofeut.

Të këshilluara

Të veshurat më mirë në MTV (FOTO)

Si në çdo event tjetër  edhe pas përfundmit të ndarjes së çmimeve MTV VMAs 2018 revistat prestigjoze kanë publikuar fotot e personazheve që kanë kaluar në tapet...

10:30

Elita dhe Gjiko anulojnë dasmën

Pak muaj më parë,  Elita Rudi ka marrë propozimin për martesë nga partneri  i saj Gjiko. Ditëve të fundit u përfol se ceremonia do të mbahej këtë të enjte, 23 g...

09:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI