Flash

Simboli i shqiponjës 'pushton' Japoninë

Lapsi.al 20 August 2018
Simboli i shqiponjës 'pushton' Japoninë

Një çift shqiptaro-japonez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasëm në Tokio të Japonisë. Kështu, shqiptari Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar në një ceremoni dasme në kryeqytetin japonez.

Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë  fotografi shumë të veçanta, të cilat jo vetëm sjellin atmosferën e bukur nga hoteli ku është zhvilluar ceremonia, por pas çiftit të sapo kurorëzuar duken dasmorët, më së shumti nga ana e nuses, të cilët formojnë të gjithë simbolin e shqiponjës me duar.

Mesa duket simboli i famshëm që identifikon Shqipërinë ka 'fluturuar' deri në Japoninë e largët, duke na mbushur me atdhetarizëm. Ndër momentet e këndshme të dasmës veçohet veshja e çiftit me kostumet kombëtare shqiptare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI