Flash

Pija alkoolike që ju ndihmon të bëni seks gjithë natën

Lapsi.al 20 August 2018
Pija alkoolike që ju ndihmon të bëni seks gjithë natën

Keni një dëshirë të madhe kohët e fundit të përmirësoni lojën në shtrat? Alkooli, veçanërisht vera e kuqe, listohet si një nga dhjetë afrodiziakët më të mirë, por nuk duhet tepruar kurrë me të. Pra, lind pyetja: kush është sasia e duhur? Na lini ta përshkruajmë paksa gjatë.

Kur pimë pak verë, efekti fillestar i alkoolit si një nga lubrifikantët më të mirë shoqëror, nis të bëjë punën e vet. Ne ndihemi më të çliruar, më të hapur dhe më të qetë. Ky është guximi i pijes le të themi dhe për këtë arsye gjithmonë na duket që kemi më shumë sukses kur takojmë dikë në një lokal.

Ne ndihemi më me besim për të rrezikuar dhe i flasim kujtdo. Kur jemi pas gotës së parë dhe në fillim të gotës së dytë ndihet më shumë kënaqësia që të jep vera.

Alkooli stimulon receptorët në trurin tonë dhe kur jemi te 1-2 gota kemi një ndjenjë ngrohtësie që ende nuk është “mbytur” nga marramendja që vjen pas disa gotave të tjera. Çdo lloj alkooli (me konsumim të moderuar) ndihmon në kënaqësinë dhe dëshirën seksuale, por asnjë nuk ka të krahasuar me verën e kuqe.

Ajo ka të mira në aspektin seksual si për femrën, ashtu edhe për mashkullin. Për femrat, vera e kuqe thekson edhe më shumë dëshirën seksuale, të paktën kështu ndodh sipas disa kërkuesve shkencorë italianë. Ata zbuluan se vera e kuqe rriste qarkullimin e gjakut në zonat erogjene të femrave, që rrjedhimisht rrisin dëshirën seksuale.

Gjithsesi, kërkuesit shkencorë saktësojnë se pas 2 gotave, janë efektet e tjera të alkoolit ata që marrin kontrollin dhe sjellin një eksperiencë seksuale më pak të kënaqshme.

Moderimi, me sa duket, është çelësi i suksesit. Për meshkujt, jo vetëm që 1-2 gota rrisin qarkullimin e gjakut në zonat thelbësore, por vera e kuqe rrit edhe nivelin e testosteronit në gjak. Testosteroni është një hormon i domosdoshëm për urinë seksuale te meshkujt.

Por, ashtu si edhe te femrat, disa gota më shumë kanë efektin e kundërt, ulin testosteronin dhe dëshirën seksuale. Pra, kur flasim për verën dhe seksin, gjëja më e mirë që mund të bëni është që të hapni një shishe verë dhe ta ndani me partnerin. Kjo është sasia e duhur për secilin nga ju, në mënyrë që të përfitoni nga efektet pozitive të kombinimit verë-seks.

Të këshilluara

3 vendet ku femrat tundohen nga tradhtia

Mesa duket janë disa vende specifike ku femrat kanë më shumë mundësi të tradhtojnë. Sipas INTV ja një listë e këtyre vendeve: 1. Kur dalin për jetë nate G...

19:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI