Flash

Kirurgjia plastike apo kirurgjia estetike? Dallimet

Lapsi.al 20 August 2018
Kirurgjia plastike apo kirurgjia estetike? Dallimet

Kirurgjia plastike është një procedurë kirurgjikale specifike, e cila kryhet nga kirurgët plastikë të kualifikuar për të riparuar lëkurën dhe indet që mund të kenë pasur dëmtime nga sëmundje të ndryshme, aksidente apo dëmtim, të cilat janë të lindura apo thjesht problemet estetike në persona të ndryshëm.

Kirurgjia plastike më së shumti përfshin:

-Rindërtimi i gjirit pas mastektomisë

-Riparimi i dëmeve nga një aksident, siç janë djegiet

-Korrigjimi i plagëve apo të çarave

Individët që kanë pësuar ndonjë aksident apo ata të cilët kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale të cilat kanë lënë shenjë në trupin e tyre, janë targetgrupi që më së shumti i nënshtrohen kirurgjive plastike. Kirurgjia plastike kryhet njësoj si për burrat dhe për gratë, në disa raste në ditët e sotme ajo është një domosdoshmëri më shumë se sa një zgjedhje.

Benefitet e kirurgjisë plastike

Përfitimet fizike - Kirurgjia plastike është projektuar për të rivendosur dhe sjellë në formën e duhur lëkurën dhe indet e pacientëve në mënyrë që të funksionojë dhe të duken sa më të natyrshme. Kirurgjia plastike rimodelon zonat e lëkurës në formë të tillë që çdo dëmtim që mund të jetë shkaktuar në një aksident, djegie, apo dëmtimet e lindura të mos duken fare si të tilla.

Përfitimet emocionale - Kirurgjia plastike gjithashtu punon për të ndihmuar në përmirësimin e vetëbesimit të pacientit, siç është rindërtimi i gjirit post mastektomisë. Kirurgjia plastike përveç të tjerash synon të rimodelojë defektet, duke i kthyer në gjendjen normale. Gjithashtu mund të ketë përfitime të mëdha emocionale me pacientët të cilët kanë marrë lëndime si rezultat i një aksidenti.

Kirurgjia estetike

Kirurgjia kozmetike hyn në ato kirurgji që janë më shumë zgjedhjeje personale se sa domosdoshmëri. Është preferenciale, në mënyrë që të përmirësohet pamja e tyre fizike, vetëm për qëllime estetike. Megjithëse kirurgjia kozmetike nuk konsiderohet thelbësore në terma mjekësore, për shumë njerëz që zgjedhin t'i nënshtrohen këtij lloji të kirurgjisë, përfitimet emocionale janë të mëdha. Kirurgjia kozmetike mund të përmirësojë vizualisht zonat që individi mund të jetë i pakënaqur, gjë që mund t'i ketë shkaktuar më parë mosbesim në vetvete.

Kirurgjia estetike më së shumti përfshin:

  • Liposuction
  • Tummy tuck (mommy tuck)
  • Zmadhim gjoksi
  • Ngritjet e fytyrës
  • Rinplasti

Çdokush mund t’i nënshtrohet një procedurë estetike. Shpesh njerëzit që zgjedhin t'i nënshtrohen kirurgjisë kozmetike kanë qenë të pakënaqur me një zonë të caktuar të trupit të tyre, për një kohë të gjatë dhe në fund vendosin të ndërmarrin veprime për ta përmirësuar atë. Gjithashtu përdoret për të trajtuar shenjat treguese të plakjes, operacioni i ngritjes së gjirit, vitheve, fytyrës etj. Kirurgjia kozmetike më së shumti zgjidhet nga gratë, megjithatë në ditët e sotme nuk janë vetëm ato të cilat zgjedhin t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale estetike. Liposuction, reduktimi i gjirit, kirurgjia e qepallave dhe rhinoplasty janë njësoj të popullarizuara si te burrat dhe grave.

Përfitimet fizike- Kirurgjia estetike rimodelon zonat e trupit, ku pacienti nuk është i kënaqur. Gratë të cilat janë bërë nëna kanë shtuar peshë dhe trupi i tyre nuk është më në formën që ato do të donin të ishte, ndaj ato zgjedhin të bëjnë kirurgji estetike. Ose gra të tjera vendosin t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale në gjoks, pasi pas lindjes nuk është në formën e duhur.

Përfitimet emocionale - Shumë pacientë që i janë nënshtruar kirurgjisë estetike janë shprehur se kanë pasur përfitime emocionale të mëdha, rritje të besimit psikologjik.

Kirurgjia Plastike, si dhe ajo estetike janë të rëndësishme për këdo që nuk ndihet mirë me trupin e tij. Kjo kirurgji është një investim për trupin tuaj dhe duke zgjedhur një kirurg me përvojë, ju keni më pak gjasa të keni rezultate të pakënaqshme, përkundrazi do të mbeteni shumë të kënaqur nga pamja juaj e re.

Për më shumë informacion ose vizitë me Kirurgun Plastik dhe Estetik Paolo Rosa, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi: www.spitaliamerikan.com

 

Të këshilluara

3 vendet ku femrat tundohen nga tradhtia

Mesa duket janë disa vende specifike ku femrat kanë më shumë mundësi të tradhtojnë. Sipas INTV ja një listë e këtyre vendeve: 1. Kur dalin për jetë nate G...

19:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI