Flash

Studimi i fundit: Nëse flini mbi 8 orë rrezikoheni nga vdekja e parakohshme

Lapsi.al 7 August 2018
Studimi i fundit: Nëse flini mbi 8 orë rrezikoheni nga vdekja e

Fjetja 8 apo më shumë orë gjumë çdo natë mund të sjellë rrezikun e një vdekjeje të parakohshme, paralajmërojnë shkencëtarët.

Një studim i kryer në Universitetitn Keele në Staffordshire të Anglisë, tregon se njerëzit të cilët kanë tendencën që ti përkushtohen gjumit më shumë se sa nevojitet, bëjnë të mundur që tu shfaqen më vonë probleme me frymëmarrjen dhe sëmundje të ndryshme të zemrës.

Dembelizmi që shoqërohet me këtë simptomë është gjithashtu tregues i një shëndeti të përgjithshëm jo të mirë. Studimi përfshiu rreth 3 milionë persona.

Gjithashtu, për marrjen e të dhënave, u nevojit një periudhe kohore 1970-2017, duke marrë informacione për vdekshmërinë e sëmundjet kardiovaskulare në përpjesëtim me sasinë e gjumit tek secili person, raporton britanikja “The Sun”.

Studiuesit rekomandojnë që koha e nevojshme për çdo njeri, është 7 orë gjumë në natë.

Të këshilluara

Si të mos bëheni vartës të instagramit

Studimet e fundit kanë treguar që Instagrami shkakton tek njerëzit stres, por edhe ankth në të njëjtën kohë. Po ndjeni se po kaloni më shumë kohë seç duhet, po...

16:09

5 restorantet më të mira në botë (FOTO)

Shije e e hollë, elegante por edhe shumë e shtrenjtë. Posaçërisht kur është fjala për ushqim dhe pije. Në mënyrë që të zbulojnë se ku pëlqejnë të hanë drekë e...

14:22

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI