Flash

Mer fund miqësia e “Spice Girls”

Lapsi.al 4 August 2018
Mer fund miqësia e “Spice Girls”

Prej muajsh tashmë përflitet se pesë vajzat e grupit legjendar “Spice Girls” do të nisin një turne muzikor në të gjithë botën që mund të zgjasë 1 apo 2 vite.

Mel B e ka konfirmuar këtë lajm në “America’s Got Talent”, ku edhe është pjesëtare e jurisë. Ajo u shpreh se është shumë e emocionuar për këtë turne, por një nga pjesëtaret e tjera po ua bën disi të vështirë, duke nënkuptuar Victoria Beckham.

Përfaqësuesit e stilistes së famshme janë shprehur se Mel B po influencon publikun kundër Victorias dhe kjo e fundit është e lodhur nga kjo sjellje.

Ata shtuan se Beckham ka rënë dakord që të jetë pjesë e një ribashkimi për të dhënë intervista e për të takuar fansat e grupit, por jo për të shkuar në një turne disavjeçar.

Kjo gjë vërtetohet edhe në bazë të kontratës që ato kanë nënshkruar, edhe pse vajzat e tjera të “Spice Girls” shpresonin që menaxheri i tyre Simon Fuller do ta bindte Victorian të pranonte të shkonte në turne.

Mel B dhe Beckham nuk i kanë aspak mirë punët me njëra-tjetrën dhe nëse kjo situatë do të vazhdojë, shoqëria e tyre do të marrë fund.

Të këshilluara

“American Pie 5” së shpejti në ekran

ëhuni gati për të qeshurat, pasi “American Pie 5” po ndodh. Ky lajm vjen nga njëra nga protagonistet e filmit Tara Reid, e cila deklaroi se xhirimet e kapitulli...

13:25

Zhduket Fan Bingbing, aktorja e X-Men

Fan Bingbing, aktorja e famshme dhe e pasur kineze, e njohur për rolin e Blink në filmin “X-Men: Days of Future Past”, është zhdukur. Nuk dihet asgjë për të. Në...

10:33

Kylie Jenner trofeu i Travis Scott

Edhe reperat kanë anën e tyre të butë. Travis Scott është një prej tyre. Në këngën më të re ai e konsideron të dashurën e tij si “trofe” dhe si personin që i sh...

16:37

Elita Rudi, në pritje të ëmbël

Prej dy vitesh ata të dy janë të lidhur dhe vetëm pak javë më parë, reperi i propozoi martesë moderatores. Por së fundmi duket se ka të reja nga Gjiko dhe Elita...

16:45

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI