Flash

Pushimet verore/ Ku janë arratisur shqiptarët këtë vit

Lapsi.al 31 July 2018
Pushimet verore/ Ku janë arratisur shqiptarët këtë vit

Shqiptarët nuk kanë mundësi të bëjnë pushime verore. Madje shpesh herë pushimet konsiderohen luks për një pjesë të madhe të familjeve shqiptare, të cilët kursimet e një viti nuk ju mjaftojnë për të pushuar për 10 ditë. Çmimet e kripura brenda dhe jashtë vendit bëjnë që më shumë se gjysma e shqiptarëve të zgjedhin që mos të pushojnë fare. Megjithatë tashmë qytetarët po preferojnë gjithnjë e më shumë që të udhëtojnë jashtë Shqipërisë për pushimet verore. Për mikrofonin e IN Neës, qytetarët pranojnë se një pjesë e madhe e bregdetit shqiptar ka cmime më të kripura se vendet e rajonit.

''Çmimet sidomos në jug janë tepër të shtrenjta'' pohon një banore.

Dy janë destinacionet kryesore që pushojnë më së shumti qytetarët shqiptarë, Greqia dhe Turqia. Çmimet ka qenë kriteri kryesor për përzgjedhjen e këtyre dy destinacioneve.

''Në Turqi dhe Greqi niveli i shërbimit është më i lartë dhe kemi avantazh se jemi afër kështu që shkojme me autobus'' pohon një tjetër

Të pyetur nga In News pushues në bregdetin Durrësit pohojnë se çmimet në Shqipëri janë shumë të larta për nivelin ekonomik që ka vendi.

Për të parë lajmin e plotë klikoni në:

http://www.intv.al/pushimet-verore-ku-po-shkojne-shqiptaret-dhe-a-kane-mundesi-financiare-video-67170

Të këshilluara

Pse është i kripur uji i oqeaneve?

Një nga ndryshimet kryesore që vërehet duke qëndruar në oqean, ndryshe nga hapësirat e tjera ujore, është sasia e dallueshme e kripës në ujë. Oqeanet dhe det...

22:04

Si të shmangni pasojat e qëndrimit ulur

Puna që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë jo vetëm që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ashtit bishtor të prapanicës, por edhe rri...

16:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI