Flash

Ministri i Ramës i ankohet vlonjatëve: Nuk po na lini rehat të pushojmë...

Lapsi.al 30 July 2018
Ministri i Ramës i ankohet vlonjatëve: Nuk po na lini rehat të

Me bashkimin që i bëri transportit, energjisë dhe rregullimit të territorit, Edi Rama krijoi një ministri Frankeshtajn që ia ka lënë në dorë Damian Gjiknurit.

Sa më shumë kaos, aq më shumë punë për ministrin dhe sa më shumë punë, aq më shumë vlerë marrin pushimet. Çështja është që superministria ka një superbuxhet, vetëm në një nga projektet e fundit 1 kilometër rruge, Gjiknuri ia llogariti koston 12 milion euro.

Jo më kot "njerëzit e interesuar nuk na lënë rehat të pushojmë" thotë Gjiknuri. 

Mesazhin që ta lënë rehat, e ndau me vlonjatët në televizionin lokal "6 plus 1" të Vlorës.

“Unë pushimet si gjithmonë i bëj në zonën e bregut, pasi që i vogël e kam pëlqyer shumë bregdetin e Vlorës. Kemi dhe anën tjetër ne politikanët, me atë në thonjëza famën që kemi, në qoftë se do të quhet e tillë, që nuk na lënë dhe rehat të pushojmë.

Se kudo që shkon do takosh një mik, një njeri të interesuar, fatkeqësisht ai tjetri mendon shyqyr që i erdhi rasti dhe nuk pyet për pushimet e tua.

Mërzitesh dhe me njerëzit e familjes që më thonë ke ardhur për punë apo për pushime. Ne kemi nevojë që të kalojmë sa më shumë kohë me familjen, që të rikuperojmë mungesat e vitit”, tha Gjiknuri.

https://youtu.be/aDV9h4PTbIo?t=143

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI