Flash

Cardi B heq dorë nga turneu me Bruno Mars

Lapsi.al 27 July 2018
Cardi B heq dorë nga turneu me Bruno Mars

Cardi B është tërhequr nga turi i saj me Bruno Mars, që do të fillonte në vjeshtë. Reperja, thotë se ajo e kishte nënvlerësuar të qenit nënë e re dhe nuk është ende gati të lërë vetëm foshnjën e saj.

Cardi u bë nënë më 10 korrik, kur ajo lindi një vajzë. 25-vjeçarja, duhet t’i bashkohej Bruno mars në një tur në 24 data në Amerikën Veriore.

“Unë mendova se pas lindjes së vajzës sime, këto gjashtë javë do të ishin të mjaftueshme për të rimarrë veten mendërisht dhe fizikisht. Mendoja edhe se do të isha në gjendje ta merrja atë në tur me mua. Por, mendoj se e kam nënvlerësuar të qenit nënë”, shkruante reperja në “Facebook”.

Bruno Mars dhe Cardi B, kanë bashkëpunuar për këngën e tyre Finesse. Tërheqja nga turi, sipas Cardi B, ka qenë një vendim i vështirë për të dhe ajo shpreson që fansat do ta kuptojnë. Bruno mars ndërkohë ka reaguar në “Twitter”, duke thënë se e respekton vendimin e saj. “Gjëja më e rëndësishme je ti dhe familja jote”, shkruajti ai.

Të këshilluara

Michael Bubble, baba për herë të tretë

Michael Buble dhe aktorja Luisiana Lopilato janë bërë prindër për herë të tretë. Luisiana ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram. Pas dy djemve, kët...

13:36

Rita Ora topless për ditëlindjen e shoqes

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, feston sot ditëlindjen e mikeshës së saj, por këtë ditë të shënuar ajo ka vendosur që ta festojë në një mënyrë origji...

12:23

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI