Instagrami dhe përdoruesit e tij sapo i dhanë Selena Gomez një ‘dhuratë’ për ditëlindjen e saj të 26-të. Nëpërmjet pëlqimeve që ylli i Disneyt mori në fotot e ditëlindjes ajo sapo mundi divën Beyonce. Deri dje ishte Bey ajo që mbante rekordin për numrin e ‘like-ve’ në një postim, në foton e një viti më parë, teksa pozoi me binjakët e sapoardhur në jetë në duar.