Flash

Abu Dhabi nuk toleron, arreston adoleshentët që kërcyen këngën e Drake në rrugë

Lapsi.al 24 July 2018
Abu Dhabi nuk toleron, arreston adoleshentët që kërcyen

Abu Dhabi ka urdhëruar arrestimin e tre emrave të njohur që janë bërë pjesë e sfidës virale të bazuar në hitin e Drake “In My Feelings”.

Kërcimi ‘Kiki’ ka bërë që njerëzit të dalin nga makina që është në lëvizje dhe të kërcejnë në ritmet e muzikës ndërkohë që dera qëndon e hapur.

“Pjesëmarrësit në këtë kërcim kanë dalë nga makina dhe kanë kërcyer ngjitur me të në publik, gjë që është e rrezikshme për to dhe të tjerë në rrugë. Kjo sjellje është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë së Emirateve dhe përbën shkelje të moralit publik”, thuhej në një deklaratë.

Shumë persona që kanë tentuar ta bëjnë këtë kërcim janë rrëzuar nga makina duke pësuar dëmtime të lehta. Zyra e prokurorit publik nuk ka zbuluar emrat e tre personave të urdhëruar për arrestim.

Të këshilluara

Ndërron jetë themeluesja e lëvizjes Femen

Është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Paris Oksana Shachko, një nga katër themelueset e lëvizjes Femen, një lëvizje që ka lindur në Ukrainë në 2008. Nj...

18:57

Kanye West përfundon në spital

Kim Kardashian dërgoi me urgjencë në spital bashkëshortin e saj Kanye West. Sipas “TMZ”, gjendja shëndetësore e reperit 41-vjeçar sa vinte e përkeqësohej si pas...

16:20

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI