Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Tragjedi në futbollin argjentinas, sulmuesi vret portierin

Lapsi.al 23 July 2018
Tragjedi në futbollin argjentinas, sulmuesi vret portierin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish futbollin argjentinas, që pavarësisht spektaklit në fushë, vijon të prodhojë incidente jonormale jashtë saj.

Kështu ish-portieri i Almagros dhe i Atletico Uruguait, Facundo Espindola, u qëllua për vdekje me thikë në një bar, ndërsa autori i krimit është një tjetër ish futbollist.Bëhet fjalë për Nahuel Oviedo, i cili ka luajtur si sulmues i River Plate, Huracan dhe i San Telmos, ndërsa gjithçka ndodi pas një sherri të nisur në një kafene.

Policia arriti të vërë në pranga Oviedon, pas vetëm disa minutash nga vrasja, ndërsa mediat në Argjentinë raportojnë se sulmuesi kishte precedentë të mëparshëm penalë.

https://www.youtube.com/watch?v=LOVDNBT94zk

Të këshilluara

Kim dështon me parfumin e ri, humb gjyqin

Vetëm pak ditë më parë Kim Kardashian lançoi linjën e re të parfumeve  e cila u tha se po korr një sukses super të madh nga shitjet duke fituar miliona euro për...

17:16

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI