Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte te teatri

Lapsi.al 23 July 2018
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte te teatri

Historia skandaloze e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe e lartimit përmbi të të një biznesi me fitim mbi 200 milionë euro, ka ngritur edhe njëherë në publik një dilemë : A është kjo një histori e pastër korruptive e Rilindjes? Apo mos vallë, po ashtu si dhe për kullat e tjera që po ngrihen në Tiranë, ajo ka të bëjë me delirin e sëmurë të një lideri që kështu ka gjetur rrugën për të mbetur në histori? Pra e thënë shkurt a është qëllimi i vetëm i Ramës grabitja apo jo?

Le t’a lëmë veten për disa çaste ne rrjedhën e këtij dyshimi dhe t’i përgjigjemi pyetjes që shtruam më lart me disa kundër pyetje të tjera…

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të shpikte ai mashtrimin banal se propozimi i ngritjes së grataçielave ishte ide gjeniale e Shkëlqim Demir Fushës?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të thërriste ai vetë, që në vitin 2016, arkitektin danez Bjarke Ingels, për t’i bërë porosinë për teatrin e ri dhe nga ana tjetër t’a detyronte të gënjente duke thënë se nuk po punonte për të, por për kompaninë private (lexo shkrimin poshte)?

Lexo më tej:

Investigimi/ Një nga një të analizuara të gjitha mashtrimet e qeverisë për teatrin

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të nënshkruante ai në prill 2017 heqjen e teatrit nga qendra muzeale e Tiranës, që dikur e kishte firmosur vetë ?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të falte ai mbi 200 milionë euro pa garë dhe pa tender duke propoganduar alibinë se Fusha është pronar i tokës (me pas doli se ai ka vetëm 298 meter në një sipërfaqe ndërtimi prej 9 mijë metra katrorë)?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do kishte shpikur ai një ligj special antikushtetues për të shmangur kalimin e detyrueshem në këshillin bashkiak, ku socialistët nuk i kanë votat ?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të propogandonte ai gënjeshtrën se teatri i ri do të kushtoje 33 milionë euro, një llogari që nuk mbështetet në asnjë të dhënë të besueshme ?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të vendoste ai kritere lehtësuese për ngritjen e gjashtë kullave, ku shfrytëzimi i sipërfaqes së ndërtimit është më i larti në Tiranë dhe ku koifiçenti i kalon ndjeshëm normat e ligjit (shiko linkun e shkrimit lart)?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do e shndërronte ai sejmenin e vet qesharak, Erion Veliajn, në një korruptues aktorësh të rëgjuar?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do i shtrëngonte ai të gjitha institucionet, që nga ministritë e deri tek institutet shkencore, të prodhonin raporte të rreme për një Teatër Kombëtar që shkakton kancer, që përbën rrezik zjarri, që gjendet në prag shembje dhe kostoja e rikontruksionit të të cilit është më e madhe sesa një ndërtim i ri?

Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të kishte pasur administrata shqiptare atë efikasitet të rallë që të prodhonte në katër muaj, gjithë malin e domosdoshëm të dokumentave, shkresave, memove dhe ligjeve për të bërë të mundur shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e grataçielave?

Dhe në fund fare, sikur Edi Rama të ishte i qetë se gjithçka ishte e pastër, pse rrefuzoi ai të vërë firmën mbi projektligjin absurd që i dërgoi parlamentit, duke ia lënë këtë barrë, zv/ kryeministres Senida Mesi?

Ja pra, që bëhen pak si shumë përkime, rastësi, dredhira, gënjeshtra për t’a shitur këtë aferë si një nismë pa qëllim të keq. Duhet të jesh fare naiv që të besosh te kjo përrallë.

Ndërsa sa për debatin nëse kjo çmenduri është pasojë e delirit apo e grykësisë së Ramës, ai është një diskutim shterp. Sepse logjikisht ato nuk përjashtojnë njëra tjetrën. Historia e njerzimit ka njohur në shekuj shumë liderë, artistë, shkenctarë dhe njerëz të zakonshëm, të përfshirë nga deliri. Prandaj ne nuk kemi pse përjashtojmë nga kjo linjë racën e hajdutëve delirantë, të cilët kanë ambicjen të projektojnë vjedhje që nuk i ka imagjinuar askush më parë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Largojeni dorën e Erdoganit nga Shqipëria

Javën e shkuar, gazetarët e gazetës dikur më të madhe të Turqisë, ZAMAN, u dënuan me 8 deri në 10 vjet burg si anëtarë të një organizate terroriste të armatosur...

12:41

Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Kam folur me shumë miq të mij që janë ndjerë të shkurajuar, ditët e fundit, teksa shihnin si shiteshin njëri pas tjetrit  disa nga korifejtë e skenës sonë të te...

14:57

Pse Europa po mbizotëron Kupën e Botës?

Për trajnerin dhe ish-futbollistin uruguajan Oskar Tabarez, kjo nuk mund që quhet as edhe një histori. “Mos më pyet për diçka që është e vetëkuptueshme. Unë men...

23:01

Erdogani, sulltani i parë i Turqisë moderne

Pasi presidenti Erdogan të bëjë betimin në Ankara, Turqia kalon nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial. Të dielën me dekret ai liroi nga detyra më shu...

16:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI