Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Keanu Reeves: Nuk mund të jem pjesë e një bote që burrat nuk duan familje

Lapsi.al 23 July 2018
Keanu Reeves: Nuk mund të jem pjesë e një bote që burrat nuk

Keanu Reeves është njohur prej kohësh si një aktor brilant, një që mund të luajë edhe role seriozë, edhe për komikë. Një tjetër gjë për të cilën është bërë i njohur, është urtësia e tij.

Nuk është gjë që e gjen shpesh mes të famshmëve. Një herë në disa muaj, ai i ofron botës dhuntinë e mendimeve të tij. Ja disa prej më të spikaturve.

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote, ku burrat i veshin gratë si prostituta duke treguar gjithçka që mund të jepet. Ku nuk ka koncept të nderit dhe dinjitetit.

Ku gratë nuk duan fëmijë dhe burrat nuk duan familje.

Ku pinjollët besojnë se janë të suksesshëm prapa timonit të makinave të etërve, dhe një baba që ka pakëz pushtet përpiqet të vërtetojë se ti je askush.

Ku njerëzit gënjejnë kur thonë se besojnë në Zot, ndërkohë që në dorë kanë një shishe alkool, si dhe me një mungesë totale të të kuptuarit të fesë së tyre.

Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm, dhe modestia është disavantazh.

Ku njerëzit kanë harruar për dashurinë, por thjeshtë kërkojnë partnerin më të mirë.

Ku njerëzit riparojnë çdo zhurmë që u bën makina, duke mos kursyer as kohë e as para, ndërkohë që vetë ngjajnë kaq të varfër, saqë vetëm një makinë e kushtueshme mund t’ua fshehë.

Ku djemtë i harxhojnë paratë e prindërve në klube nate, nën tinguj primitivë, dhe vajzat bien në dashuri me ta, vetëm prej kësaj.

Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liri zgjedhjeje, por ata që ndjekin një tjetër rrugë, quhen despotë idiotë.

Unë e zgjedh rrugën time, por më vjen shumë keq që nuk gjeta një mirëkuptim të ngjashëm mes njerëzve ku dëshiroja ta gjeja, më shumë se kudo…”.

Të këshilluara

I fyen foton reagon reperja Tayna

Tayna është nje nga emrat më të diskutuar të momentit në showbiz-in shqiptare. Edhe pse e re ajo hyri shumë shpejt në industrinë muzikore shqiptare dhe kjo falë...

09:06

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI